logo
Sot ditëlindja e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar

Sot ditëlindja e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar

6 Maj, 2024
8:59

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu u lind më 6 maj 1405, në një familje dibrane, ajo e Gjon Kastriotit.

Ai u morr peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin është larguar gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.

Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Në vitin 1444, ai ka mbledhur të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku është vendosur të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane.

Pas fitores kundër otomanëve, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që ka pasur si kryeqendër Krujën. 

Ai u nda nga jeta më 17 janar të vitit 1468, në moshën 63-vjeçare.

Gjergj Kastriot Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Temperatura 29 gradë deri të mërkurën, parashikimi i motit për javën
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com