logo
“Shqipëria, rritjen më pozitive në rajon”, BSH: Ecuria ekonomike pritet të arrijë në 3.8 përqind!

“Shqipëria, rritjen më pozitive në rajon”, BSH: Ecuria ekonomike pritet të arrijë në 3.8 përqind!

6 Maj, 2024
13:43

Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë këtij vitit parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e rajonit. Në raportin e Stabilitetin Financiar të Bankës së Shqipërisë  analizohet ecuria e  konomisë së vendeve të Ballkanit dhe  vendi ynë rezulton se do të ketë rritjen më të lartë të ekonomisë.

Pritshmëritë janë që gjatë 2024 rritja ekonomike në Shqipëri do të kap  nivelin 3.8% duke lënë pas  Serbinë,Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.Vendet e rajonit vlerësohet se do të kenë një rritje ekonomike nën 3% duke përjashtuar Serbinë.

Rritja ekonomike ka pasur një bazë të gjerë sipas sektorëve, por kontributin më të fortë  duket se e ka dhënë sektori i shërbimeve që lidhet direkt me turizmin. Tregu i punës u karakterizua nga zhvillime pozitive si rritja e punësimit, rënia e normës së papunësisë dhe rritja e pagave në sektorin privat dhe atë shtetëror.Shqipëria rezulton e dyta në rajon përsa I përket normës më të ulët të papunësisë e cila në fund të 2023 rezulton 10.7%. Serbia është vendi me nivelin më të ulëtë të papunësisë.

Ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor u rrit mesatarisht me 3.1%  vitin e kaluar.Pothuajse të gjitha vendet regjistruan rritje pozitive të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbështetur kryesisht nga forcimi i kërkesës së brendshme dhe rritja e eksporteve të shërbimit të përqendruara në aktivitetin e turizmit. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik, kontribuoi në rritjen e të ardhurave buxhetore dhe përmirësimin e bilanceve fiskale.

Kjo ecuri ka krijuar hapësirë për uljen e mëtejshme të borxhit publik në raport me PBB-në në gjithë rajonin, ku Mali i Zi dhe Shqipëria shënojnë nivelet më të larta, respektivisht 60.2% dhe 59.2%.Po ashtu edhe mbështetja e ekonomisë me hua ka vijuar me përjashtim të Serbisë, aktiviteti kreditues ka vijuar të zgjerohet në të gjitha vendet e rajonit, por me ritëm disi më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë.

Rritja ekonomike në Ballkan

Shqipëria                     3.8%

Serbi                             3.1%

Mali i Zi                        2.7%

Maqedoni e Veriut     2.7%

Bosnje-Hercegovinë   2%

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Met Gala/ Modeli pushohet nga puna për shkak të Kylie Jenner
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com