logo
Reportazhi për marrëveshjen me Italinë: “Kryeministri shqiptar telefonoi i tërbuar drejtorin e RAI-t”, Rama reagon ndaj shkrimit të prestigjiozes italiane: U skandalizova

Reportazhi për marrëveshjen me Italinë: “Kryeministri shqiptar telefonoi i tërbuar drejtorin e RAI-t”, Rama reagon ndaj shkrimit të prestigjiozes italiane: U skandalizova

26 Prill, 2024
11:42

Kryeministri Edi Rama hedh poshtë si të pavërtetë lajmin e publikuar në median italiane ‘La Repubblica’ se ai ka pasur një telefonatë ‘të tërbuar’ me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin investigativ “Report” transmetuar nga ky ekran.

Duke iu përgjigjur një kërkesë të Shqiptarja.com, kryeministri Rama thotë se u skandalizua nga emisioni me ‘qasje kriminale’ ndërsa La Repubblica ka fshirë shkrimin për ‘telefonatën e tërbuar’. Rama thotë se nuk ka pasur telefonatë të tërbuar por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report.

“Nuk ka pasur asnjë telefonatë me drejtorin e RAI3, po vetëm një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report, një episod për Shqipërinë e parë me sytë e shpifësve të mirënjohur të Tiranës dhe ku gazetari italian, me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij po me shkrim, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje!

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, i cili do të ngrejë padi penale për shpifësin, i është përgjigjur një për një me shkrim pyetjeve të tij, në afatin e kërkuar prej tij, në adresën e tij.

Kërkesa për telefonatën, lidhej vetëm me këtë fakt të dokumentuar dhe të tmerrshëm për një ekran që paguhet nga taksat e italianëve dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!

Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë”, shprehet kryeminstri Rama.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Shiu përmbyt Rrugën e Arbrit në Gjoricë të Bulqizës, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com