logo
Publikohen emrat e arbitrave, ja kush do e gjykojë gjysmëfinalen e dytë mes Real Madrid dhe Bayern Munich!

Publikohen emrat e arbitrave, ja kush do e gjykojë gjysmëfinalen e dytë mes Real Madrid dhe Bayern Munich!

6 Maj, 2024
19:59

Gjysmëfinalja e dytë e Champions League mes Real Madrid-it dhe Bayern Munich pritet të jetë një përballje shumë e fortë, me takimin e parë mes tyre që u mbyll me barazimin 2-2.

Me sfidën që luhet këtë të mërkurë janë publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë takim.

Polaku Szymon Marciniak do të arbitrojë ndeshjen që luhet në “Bernabeu”. Marciniak do të ndihmohet nga asistentët Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik ndërsa zyrtari i katërt i ndeshjes do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak, në VAR do të jetë Tomasz Kwiatkowski, teksa asistenti në VAR do të jetë Bartosz Frankowski.

Arbitri kryesor:

Szymon Marciniak (POL)

Asistentët:

Tomasz Listkiewicz (POL) dhe Adam Kupsik (POL)

Zyrtari i katërt

Ivan Kruzliak (SVK)

VAR:

Tomasz Kwiatkowski (POL)

AVAR:

Bartosz Frankowski (POL)

Për ndeshjen e kthimit, trajneri Tuchel do të duhet të mendojë për 11-tshen startuese pasi shumë lojtarë të Bayernit janë të lënduar.

Bayern do të luajë pa qendër mbrojtësin holandez, De Ligt, i cili u largua i lënduar nga ndeshja kundër  Eintracht Frankfurt. Ai nuk luajti as në ndeshjen e parë.

Po ashtu pritet të mungojnë mbrojtësi anglez, Eric Dier, futbollisti portugez Guerriero, qendërmbrojtësi francez, Dayot Upamecano, i cili ndrydhi kyçin e këmbës në stërvitje të premten, më 26 prill.

Listës i bashkohet edhe anësori francez, Kingsley Coman si dhe mbrojtësi i krahut, Sacha Boey.

Skuadra që fiton do të kalojë në finalen e madhe që zhvillohet më 1 qershor në Wembley.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

I puth barkun, Romeo dhe Heidi më të lumtur se kurrë!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com