logo
Presidencialet në SHBA/ Trump e Biden midis temave aktuale!

Presidencialet në SHBA/ Trump e Biden midis temave aktuale!

6 Maj, 2024
19:01

Megjithëse janë hequr tendat në shumë prej universiteteve, protestuesit pro-palestinezë në Shtetet e Bashkuara nuk po heqin dorë nga qëndrimi i tyre. Siç raporton Zëri i Amerikës, analistët thonë se vazhdimi i protestave mund të ketë ndikim në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Policia arrestoi të shtunën mbi 20 demonstrues pro-palestinezë dhe hoqi tendat e tyre në Universitetin e Virxhinias. Por skena të tilla duket se nuk po i dekurajojnë protestuesit. Ata po i shprehin kërkesat e tyre nëpër ceremonitë e diplomimit në shtete si Miçigani.

Të martën policia e Nju Jorkut nxori nga ndërtesa e Universitetit Columbia protestuesit pro-palestinezë. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, foli në emisionin “This Week” të kanalit ABC. Ai tha se organet e rendit do të sigurojnë që qetësia të mbizotërojë gjatë ceremonive të diplomimit.

Presidenti Joe Biden foli të enjten për protestat. Bashkëkryetari i fushatës për rizgjedhjen e presidentit, Mitch Landrieu, foli të dielën në emisionin “State of the Union” të kanalit CNN, për të nënvizuar mesazhin kryesor të Presidentit Biden.

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump, përsëriti kritikat e tij ndaj demonstratave pro-palestineze. Ai shkroi në median e tij sociale se: “Bideni është arsyeja kryesore për të gjitha këto protesta të tmerrshme”.

Eksperti i shkencave politike, Michael Traugott, thotë për Zërin e Amerikës se kjo është një strategji politike që po përdor ish-prsidenti për të fituar mbështetjen e publikut.

Por vazhdimi i protestave mund të ketë ndikim në zgjedhjet e nëntorit, thotë zoti Traugott.

Pritet që Presidenti Biden të flasë mbi përpjekjet për të luftuar antisemitizmin gjatë një fjalimi të rëndësishëm të martën në Muzeun e Holokaustit.

Këtë javë, zoti Trump do të jetë i zënë me seancat gjyqësore në lidhje me akuzat penale në gjykatën e Nju Jorkut, si dhe përgatitjet për një tubim të ri të fushatës në Nju Xhersi më 11 maj.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Projekt-ligji i ri i BE kërkon që sufllaqet në Evropë të kenë ‘copa mishi të prera në një trashësi të caktuar’!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com