Përplasjet me PS për banorët e Rrjollit, Agron Shehaj përjashtohet 20 ditë nga punimet e Kuvendit

Përplasjet me PS për banorët e Rrjollit, Agron Shehaj përjashtohet 20 ditë nga punimet e Kuvendit

5 Mars, 2026 11:02

Deputeti i partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar me 20 ditë punimet e Kuvendit. Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën me kërkesë të mazhorancës.

PS argumentoi kërkesën për përjashtimin  Shehaj duke thënë se në seancën e kaluar, deputeti bllokoi foltoren dhe refuzoi të dilte nga salla pas masës për përjashtim duke penguar punimet e seancës.

Shehaj ngriti zërin për banorët e Rrjollit dhe protestat e tyre që po zhvillojnë prej 1 muaji kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit Bashkim Ulaj.

Shehaj akuzoi qeverinë se po favorizonte oligarkun dhe po u vidhte qytetarëve të Rrjollit pronën.

Çfarë ndodhi në seancën e së hënës?

Deputeti Shehaj u përplas me socialistët për protestat e banorëve të fshatit Rrjoll, të cilët janë ngritur disa herë kundër ndërtimit të resortit nga kompania “Genner 2”, dhe u përjashtua nga seanca plenare.

Pasi mbaroi fjalën e tij, Shehaj fillimisht nuk po lironte foltoren, ndërsa më pas iu afrua socialistëve në tavolina duke i treguar foton e një 19-vjeçari të dhunuar nga policia në Rrjoll.

“Plasi sytë këtu, po mbron pronën e vet”, tha ai duke i bërtitur pranë fytyrës Taulant Ballës, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit i komunikoi më pas masën e përjashtimit nga seanca plenare.

 

Enterprise IT Management

IT Management You Actually Trust

Managed IT, security & surveillance for modern businesses.