logo
“Për një muaj hapet Thumanë-Kashar dhe tuneli i Llogorasë”, Balluku: Me 4 aeroporte dhe 2 porte, gati të presim mbi 14 milionë turistë!

“Për një muaj hapet Thumanë-Kashar dhe tuneli i Llogorasë”, Balluku: Me 4 aeroporte dhe 2 porte, gati të presim mbi 14 milionë turistë!

29 Prill, 2024
16:53

14 milionë turistë pritet të pushojnë këtë vit në vendin tonë, sipas projeksioneve të qeverisë.

Por, shifrat mund të jetë shumë më e lartë, u shpreh zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, në mbledhjen për mbarëvajtjen e sezonit turistik bazuar mbi sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit

Balluku shpjegoi ecurinë e punimeve në katër aeroportet e vendit dhe në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, që

Gjatë muajit maj, do të hapen dy gara ndërkombëtare për dy porte, një port nga ajri dhe një port nga deti. Hapim garën ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri të Durrësit në Porto Romano, duke filluar kështu një epokë të re për industrinë detare. Një epokë e re e cila përfshin dy porte moderne, portin e ri të Durrësit, portin e ri të Vlorës në triport dhe dy marina akoma më moderne dhe elitare atë të Durrësit dhe atë të Vlorës. Për të vazhduar më pas me të gjitha planet tona për Shëngjinin dhe për Sarandën. Por në ndërkohë, siç ju thashë kemi dhe një garë tjetër ndërkombëtare atë të aeroportit të Gjirokastrës”.

Duke u ndalur te infrastruktura, ministrja Balluku the se në 30 qershor Thumanë-Kashar do të jetë një aks i përshkueshëm dje në vijim do të hapen disa rrugë të tjera, përfshirë tunelin e Llogorasë.

Sipas Ballukut,  impakti ekonomik indirekt që këto korridore kanë, Korridori Blu, Korridori VIII, aeroportet, portet, është shumë i madh.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

FOTOT/ Dronët tokësorë, mjetet e reja të luftës në Ukrainë
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com