“Për disa momente më ndaloi zemra”, trajneri i Polonisë pas triumfit: Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0

“Për disa momente më ndaloi zemra”, trajneri i Polonisë pas triumfit: Shqipëria mund të kishte shkuar në 2-0

27 Mars, 2026 12:49

Jan Urban nuk i kursen vlerësimet për Kombëtaren Shqiptare pas ndeshjes së fituar në Varshavë me përmbysje 2-1.

Trajneri i Polonisë e pranon se përballë Shqipërisë e panë veten shpesh herë në vështirësi, madje thekson se patën shumë fat nga kërcënimet e vazhdueshme për një gol të dytë që do t’i vendoset kapakun sfidës.

“Shqipëria mund të kishte shkuar dy herë në avantazhin 2-0. Mund të shënonte edhe një gol kur ndeshja ishte në baraspeshë 1-1. Për disa momente, më ndaloi zemra. Ata u treguan një skuadër shumë e rrezikshme pasi vendosën në kushte të vështira mbrojtjen tonë. E parashikova që do ishte një ndeshje e hapur”, është shprehur Urban.

Pas kualifikimit në finalen e “play-off”, Polonia do të udhëtojë në transfertë për ndeshjen me Suedinë e cila do të luhet më 31 mars.

Enterprise IT Management

IT Management You Actually Trust

Managed IT, security & surveillance for modern businesses.