logo
Pas përplasjeve me produksionin, Jetmiri tregon pse u shfaq në studio

Pas përplasjeve me produksionin, Jetmiri tregon pse u shfaq në studio

29 Prill, 2024
12:50

Jetmir Salaj la shtëpinë e “BBVA 3” me vullnetin e tij, pas pretendimeve se formati nuk kishte standarde dhe se ai po bënte gjithçka për të marrë vëmendje.

Ai doli, shkoi në studio dhe pati debate edhe me Ledion Liçon, Arbër Hajdarin e Ori Nebijajn. Kur u duk se Jetmiri i kishte ndarë rrugët me “BBVA 3”, prime-n e së shtunës, ai u shfaq në studio dhe diskutoi mbi situata.

Rikthimi i tij i habiti jo pak njerëzit, ndaj i ftuar në “Fun Club”, ku diskutohen ngjarje nga “BBVA 3”, Jetmiri sqaroi për publikun vendimin e tij.

Ish-banori tha së pari se kishte bërë një lojë psikologjike në “BBVA 3”, e cila ishte e një stili tjetër, duke tentuar të sjellë një model dhe se njeriu me qetësi mund të arrijë shumë. Ai tha se nuk është penduar për vendimin e marrë:

Ai mbajti të njëjtin qëndrim si më parë për Orin, duke thënë se ajo shpeshherë i dukej si banore e shtëpisë:

Ai theksoi se nuk e ka marrë personale, por nënvizoi rëndësinë e fjalës. “Unë nuk e pashë të drejtë dhe mora një vendim. Nuk e di nëse është mjaftueshëm për të shpjeguar gjendjen time shpirtërore”, tha ai.

Ndërsa për pyetjen nëse përplasja e tij me produksionin ishte një strategji: “Asgjë nuk është e inicuar. Perceptimi nuk është i njëjtë me të qenit jashtë. Nëse unë ngrija në mendjen time (çështje), kisha kontradikta, në mënyrën time kam protestuar”.

Sa i përket përballjeve me Romeon, ai u shpreh:

Gjithashtu, Jetmiri bëri një reagim në Instagram, duke u shprehur:

Pas përplasjeve me produksionin, Jetmiri tregon pse u shfaq në studio

Tani, le të bëjmë edhe një historik të shkurtër të përplasjes së Jetmirit me produksionin.

Së pari, ai njoftoi se kishte vendosur të linte shtëpinë, ndërsa Ledioni i tha se kishte mundësi ta rimendonte vendimin dhe të jepte përgjigje në prime-n e ardhshëm.

Pasi u mendua, Jetmiri tha se do ta vijonte lojën, por nuk do t’u fliste banorëve me të cilët nuk donte të kishte një komunikim. “Vëllai i Madh” nuk e lejoi diçka të tillë, pasi është një reality show dhe njerëzit zbulojnë mbi banorët përmes komunikimeve të tyre.

Kështu, Jetmiri vendosi të dilte nga shtëpia.

Më pas, ai bëri një reagim, duke thënë:

Ai pati edhe një qëndrim të ashpër ndaj Ori Nebijajt, duke u shprehur në Instagram:

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Më prit” nga Vesa dhe Romeo, ish-banorja e ‘BB’ zbulon publikimin e këngës
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com