logo
“Nuk merrem me viktimat e telenovelave”/ Pas debatit, aktori Jul Deda “tallet” keq me Romeo Veshajn

“Nuk merrem me viktimat e telenovelave”/ Pas debatit, aktori Jul Deda “tallet” keq me Romeo Veshajn

25 Prill, 2024
13:32

Dy aktorët, Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP.

Ky i fundit e akuzoi konkurrentin se ai po viktimizohet dhe po e shfrytëzon situatën me Heidi Baçin si në telenovela.

A e din sa i ulët je ti? Sa i poshtër je ti”- iu kthye Romeo aktorit, disa minuta pasi i kishte thënë atij dinjitoz.

“Shko e bëj si gjynah tani dhe ec tani. Po ske faj ti, faj kanë ata që të vin mbrapa”- i tha Juli, i cili duke u tallur u shpreh se nuk ka dëshirë që banorët të merren me çiftin sepse Romeo lëndohet dhe fillon të qajë cepave të shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Juli: Unë skam nevojë të merrem me viktimat e telenovelave. Filloi viktimizimi përsëri

Romeo: A e din sa i ulët je ti? Sa i poshtër je ti

Egla: Sapo i the dinjitoz ti

Romeo: Dinjitoz dhe i poshtër

Juli: Kjo ishte tenenovela dhe shfrytëzimi i situatës tënde

Romeo: Unë kam qenë në dhomë gjithë ditën more gjigand

Juli: Jo more jo se këtu ke qenë ti. Edhe më thua mua e përdora, ti e përdore për tu viktimizuar

Romeo: Kur more? Ti je i shpifur

Juli:  Shko e bëj si gjynah tani dhe ec tani. Po ske faj ti, faj kanë ata që të vinë mbrapa

Romeo: O frikacak, mos u merrni me çiftin o loja

Juli: A do të merremi apo mos të merremi tani

Romeo: Jo nuk dua

Juli: Atë i thashë pra, mos u merrni.

Romeo: Pse i the, mos të lëndohesha unë

Juli: Mos të lëndohesh ti se fillo e qan cepave

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur, Sarah Berisha pëson incidentin e papritur!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com