logo
“Nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove”/ Anaidi zbulon shifrat e frikshme që fiton banori i BBV3

“Nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove”/ Anaidi zbulon shifrat e frikshme që fiton banori i BBV3

29 Prill, 2024
13:22

I ftuar tek “E Diell”, Anaid Kaloti ka zbuluar se kush është influencuesi më i mirë në tregun shqiptar për momentin. Është fjala për banorin e “Big Brother VIP3”, Romeo Veshaj.

Sipas Kalotit, në “Instagram”-in e aktorit të njohur për një postim mund të paguhet edhe 3 mijë euro. Sipas tij, nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove.

Pjesë nga biseda:

Anaidi: Romeo Veshaj. Momentalisht është influencëri më i mirë në treg.

Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për “Instagram”-in?

Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë.

Ed Manushi: I habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influencer.

Anaidi: Në industrinë e influencës, një nga industritë më të reja që njerëzit po paguhen shumë mirë, 80% të tregut e mbulojnë vajzat. Çuna ka shumë pak, Ervini punon, Ronaldo, Bled Mane.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Familja më lëndoi”, Britney tregon dëmtimin nervor në shpinë
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com