logo
Nëse keni shumë miq në Facebook dhe shumë foto në Instagram, ju mund të vuani nga ky çrregullim

Nëse keni shumë miq në Facebook dhe shumë foto në Instagram, ju mund të vuani nga ky çrregullim

20 Prill, 2024
22:21

Rrjetet sociale mund të jenë mënyrë e mirë për t’u lidhur me miqtë dhe familjarët, por hulumtimet e reja tregojnë se nëse ju pëlqen X-i, Facebook-u dhe Instagram-i më shumë se ç’duhet, kjo mund të jetë shenjë e narcisizmit

Studimi ka zbuluar një lidhje mes përdorimit të rrjeteve sociale dhe një forme specifike të narcisizmit.

Duke pasur në konsideratë se hulumtimet e mëhershme e kanë ndërlidhur përdorimin e rrjeteve sociale me shfaqjen e depresionit dhe mirëqenie më të dobët, ndoshta tani, pas këtij studimi tjetër, është koha të shmangeni pak nga rrjetet sociale.

Studimi ka zbuluar se përderisa të gjithë narcisistët i preferojnë rrjetet sociale, narcisistët grandioz – narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në kompleksin e tyre të superioritetit – i frekuentojnë rrjetet sociale më shumë se narcisistët e formave tjera – narcisizmi i të cilëve i ka rrënjët në pasiguritë e tyre.

Kësisoj, ekipi ka zbuluar një ndërlidhje mes numrit të miqve online dhe numrit të fotografive të ngarkuara, si dhe shkallën e narcisizmit të zbuluar te një individ.

Sipas “Personality Disorder Awareness Network”, narcisizmi është gjendje e shëndetit mendor e cila i shkakton njerëzit të obsesionohen me veten, qoftë me fuqinë, bukurinë apo prestigjin e tyre.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Darka për 100 ditët “ndez” debat mes banorëve/ Kush prej tyre kërkoi protagonizëm?
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com