logo
Meghan do shoqërojë Harry-n në Nigeri, ja pseudonimi që i kanë vendosur

Meghan do shoqërojë Harry-n në Nigeri, ja pseudonimi që i kanë vendosur

29 Prill, 2024
8:48

Meghan Markle dhe Princi Harry pritet të vizitojnë Nigerinë së shpejti. Duka dhe Dukesha e Sussex kanë pranuar një ftesë për të vizituar vendin afrikan në maj në emër të Shefit të Shtabit të Mbrojtjes, ka konfirmuar revista PEOPLE.

Harry, do të udhëtojë në Britani javën e ardhshme për të marrë pjesë në disa ngjarje të lidhura me Fondacionin e Lojërave Invictus për të shënuar 10 vjetorin e lojërave, duke përfshirë një shërbim në Katedralen e Shën Palit në Londër më 8 maj. Më pas, i shoqëruar nga gruaja e tij, ai do të vizitojë Nigerinë.

Gjatë vizitës së tyre, çifti do të takohet me pjesëtarë të shërbimit dhe do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh kulturore. Vizita do të nxjerrë në pah përpjekjet e Princit Harry për Lojërat Invictus, i cili mirëpriti 500 atletë në ngjarjen e vitit të kaluar në Gjermani, me 21 vende mes tyre, përfshirë Nigerinë.

Gjatë Lojërave Invictus të vitit të kaluar në Dusseldorf, Gjermani, Meghan dhe Harry kaluan kohë me Ekipin e Nigerisë, të cilin Meghan zbuloi se e mbështet. “Që kur gruaja ime zbuloi se ajo është me origjinë nigeriane, ka të ngjarë të jetë pak më konkurruese këtë vit,” tha ai me shaka.

Në vitin 2022, Dukesha e Sussex-it zbuloi në podkastin e Archetypes se ajo kishte mësuar se ishte 43% nigeriane pasi Harry dhe Meghan pozuan për një foto me ekipin nigerian dhe flamurin kombëtar, dhe ekipi i tyre i vuri një pseudonim të ri Meganit.

Dukeshës së Sussex-it iu dha emri ‘Amira Ngozi Lolo’, që ka një kuptim mbretëror. Amira është emri i një princeshe luftëtare nga një legjendë, ndërsa Ngozi do të thotë “e bekuar” dhe Lolo do të thotë “gruaja mbretërore”.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Gaza e siguria rajonale, Blinken në Arabinë Saudite!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com