logo
Maya rrëfen historinë e trishtë:Erdhi në jetë im bir, si gëzim mes dhimbjes

Maya rrëfen historinë e trishtë:Erdhi në jetë im bir, si gëzim mes dhimbjes

6 Maj, 2024
21:44

Këngëtarja e njohur Maja, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës”, teksa ka rrëfyer një moment të trishtë të jetës së saj.

Ajo shprehet se nuk u bë dot nënë atëherë kur kishte dëshirë por ëndërra iu bë realitet pas humbjes së 3 familjarëve të saj.

Shumë vite nuk po kishim rezultat me ardhjen e fëmijës në jetë dhe dikur, pas një tragjedie në familjen time, iku nëna, babai në moshë pak a shumë jo të duhur… të duhur, prindi s’është kurrë në moshën e duhur, por na iku vëllai i vetëm, papritur, pa kujtuar, pas ikjes së prindërve.

Në këtë kohë unë po merresha me këtë pjesën e dëshirës së madhe për të sjellë një fëmijë në jetë dhe kur ndodhën këto gjërat, thashë lëre, e kishte shkruar Zoti që të mos ndodhë, s’bëra fëmijë, punë e madhe, kemi plot, familje e madhe. Pas këtyre, se s’dua të flas shumë për këtë pjesën, më rrëmben shumë emocionalisht dhe nuk ka dhimbje që ikën, thjesht mësohemi me të.

Bëj fëmijën, djalin një ditë pas humbjes së vëllait dhe të prindërve. Edhe erdhi, ashtu e kishte shkruar Zoti që të lindte ai fëmijë.”

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

33 vjeçari me i shëndoshë në Britani vdes prej peshës. Tremben të afermit se mos…
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com