logo
“Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, nëse Abazoviç do të ishte ende kryeministër!”

“Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, nëse Abazoviç do të ishte ende kryeministër!”

28 Mars, 2024
20:45

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës të mërkurën ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Bëhet e ditur se dy vota kundër ishin të deputetëve të Serbisë, kurse nga një votë kundër ishte nga deputetët e Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, kurse deputeti i Greqisë, Aleksis Cipras ka abstenuar.

Nëse Dritan Abazoviç do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

I pyetur për mungesën e rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Abazoviç bëri një apel për të dyja palët.

Sa i takon procesit të rëndësishëm zgjedhor në të cilin do të përfshihet Bashkimi Evropian, Abazoviç u shpreh se një triumf i ekstremit të djathtë nuk do të ndihmonte zgjerimin e bllokut evropian.

Përtej bashkëpunimit të mirë me presidenten aktuale të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Abazoviç sheh nevojën për një frymë të re.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Polonia hap përkohësisht kufirin me Ukrainën!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com