logo
Julia: Nëse Egla fiton, populli shqiptar meritonka vuajtjet që ka!

Julia: Nëse Egla fiton, populli shqiptar meritonka vuajtjet që ka!

6 Maj, 2024
23:44

Teksa e ftuar në “Big Brother Radio” ka qenë Julia Ilirjani, ajo ka komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpinë e “BBV3”.

Gjatë intervistës së saj ajo ka folur dhe për Eglën me të cilën nuk ka patur marrëdhënie të mira për sa kohë ka qenë brenda shtëpisë.

Por çfarë mendon ajo për Eglën si lojtare?

Nëse ajo ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare.

Po për faktin se ajo doli si e preferuara e publikut gjatë një televotimi të hapur?

Po e votuan, por nuk do të thotë se është e preferuar. Duan të shohin rrëmuja. Se nuk po e zgjedhin për fituese. Po e zgjedhin për të parë çudira. 

E pyetur nga Eni Shehu se mbase çmimi i madh mund të shkojë tek Egla, ajo u shpreh:

Epo mirë pra. Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e Big Brother VIP 3, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meritonka të gjitha vuajtjet që ka se i dashka.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Kush janë dy fermerët më pak të preferuar për publikun?
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com