logo
Investigimi i RAI3/ Trondit analisti: Shqipëria është në urgjencë kriminale

Investigimi i RAI3/ Trondit analisti: Shqipëria është në urgjencë kriminale

26 Prill, 2024
6:40

Analisti Genc Burimi në një intervistë tha se Shqipëria është në urgjencë kriminale dhe ka nevojë për një Task Forcë, me qëllim që të zhduket korrupsioni në vend.

Duke folur për artikullin investigues të RAI3, Burimi u shpreh se është shokuese që kryeministri Edi Rama merr në celular drejtorin e RAI3, gjë që është e paimagjinueshme në Perëndim. Burimi dha disa argumente, se përse është mosbesues ndaj SPAK.

“Në rastin e akuzave ndaj Olsi Ramës, nuk ka pse të ketë denoncim, nëse ka indicie që Olsi Rama është përfshirë në dosjen Xibraka, drejtësia të hetojë. Prsh nuk ka nevojë për kallëzim për një rrahje në rrugë, kur ngjarjen e kanë kapur kamerat. Unë në tërësi Jam mosbesues ndaj SPAK. Administrata e SHBA edhe mund të ndryshojë. SPAK pret që Rama të ikë nga qeveria dhe ta thërrasë? Sa i përket shkrimit të RAI-t, investigimi zbulon skandalin e qeverisë së Ramës. RAI thotë se Artutr Shehu, një trafikant që ka dhënë tokë për një gjeneral italian, sot është në SHBA. Amerikanët nuk i dinë këtë gjë? Shqipëria është në urgjencë kriminale. Sot shqiptarët vuajnë korrupsionin e inceneratorëve. Artikulli i RAI3 është revolucion. Është shokuese që një kryeministër të marrë në telefon një TV”, tha Burimi.Investigimi i RAI3/ Trondit analisti: Shqipëria është në urgjencë kriminale

 

 

Duke u ndalur tek amnistia, Burimi vlerësoi se e kupton faljen, por shton se në TV pa vetëm të dënuar që liroheshin, por jo edhe familjarë të viktimave apo të të dëmtuarve.

“Nuk kam gjë kundër, se amnistia është falje. Por, amnistitë e fundit në Itali janë kontestuar. Dje nuk pashë një familje viktime të thoshte se çfarë ndjente. Prsh një vajzë u lirua, ndërsa kishte vrarë 5 njerëz me makinë. Amnistohen njerëz që kanë bërë burg, duke bërë burg ke bërë faj, kur ke faj, ka viktimë/viktima. Në Shqipëri mungon roli i viktimës. Nuk u mor në konsideratë dhimbja e familjarëve të viktimave. Duhet të them se mbipopullimet në burgje janë problem jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë”, deklaroi Burimi.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ish-komandanti i UÇK-së lirohet nga akuza për krime lufte (Detajet)
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com