logo
Interi shpallet kampion me fitorën ndaj Milanit

Interi shpallet kampion me fitorën ndaj Milanit

24 Prill, 2024
18:17

Interi shpallet kampion me fitorën ndaj Milanit

Interi ka mposhtur Milanin me rezultat 2 me 1 për t’u shpallur kampion në Serie A.

GIF Image

Fitorja në derbin e qytetit do të konfirmonte edhe matematikisht suksesin e “zikaltërve” në ligën italiane.

Golin e parë për Interin e realizoi Acerbi në minutën e 18, ndërkaq Marcus Thuram dyfishoi epërsinë në minutën e 49.

Interi shpallet kampion me fitorën ndaj Milanit

Në minutën e 80 mbrojtësi anglez Tomori ngushtoi epërsinë në 2 me 1.

Krejt në fund të takimit kishte përleshje mes lojtarëve dhe me karton të kuq u ndëshkuan Theo Fernandez dhe Calabria të Milanit dhe Dumfries nga Interi.

Me këtë fitore Interi tubon 86 pikë ndërkaq Milani mbetet në pozitën e dytë me 69 pikë.

Burimi:gazetaprojekti.com

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Parashikimi i horoskopit 24 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com