logo
Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi

Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi

24 Prill, 2024
23:05

Interi është kampioni i Italisë për herë të 20-të në histori, me zikaltrit që tanimë mund të vendosin në gjoks yllin e dytë aq të dashur.

Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhaziPër raundin e 33-të në Serie A, Interi fitoi 1-2 në derbin kundër Milanit në ‘San Siro’ dhe shijon më shumë suksesin duke mundur rivalët e qytetit për herë të 6 radhazi.

Dueli i së hënës nisi mirë për Interin që shënoi me Acerbin në minutën e 18-të. Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Thuram në të 49 minutë, teksa goli i Tomorit në të 80’ shërbeu sa për statistika, me Milanin që nuk mundi t’ua shtynte festën e titullit ’kushërinjve’ dhe rivalëve më të mëdhenj.

Shtatë minuta në këtë duel edhe për Kristjan Asllanin, që feston titullin në fushë dhe zbret nga froni Napolin. Pasi Rrahmani festoi sezonin e shkuar me Napolin, një tjetër shqiptar është kampion i Italisë. Në fund nuk mungoi edhe tensioni, me Theo dhe Dumfies që u përplasën mes tyre dhe dolën me karton të kuq. I kuq edhe për Calabrian që goditi Fratessin dhe Milani e mbylli me nëntë lojtarë.

Ky është titulli i parë kampion edhe për trajnerin Simone Inzaghi, me Interin që pesë ndeshje nga fundi i sezonit mbyll llogaritë dhe ngjitet në kuotën e 86 pikëve, 17 më shumë se Milani i vendit të dytë.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Mbaron qetësia në “Ferma VIP”! Nisin debatet dhe përçarjet mes fermerëve
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com