logo
Ilir Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho bëhet zv. Presidente

Ilir Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho bëhet zv. Presidente

28 Prill, 2024
22:25

Ashtu sikur se pritej nga zgjedhjet sot në Konventën e Partisë së Lirisë, votuesit i besuan Ilir Metës postin e presidentit të Partisë së Lirisë. Meta ishte në garë me Faik Bashën.

Ai fitoi me 690 vota pro, Faika Basha mori vetëm 27 vota. Ndërkohë Ersia Xhixho u zgjodh zv. Presidente e Partisë së Lirisë. Xhixho mori 680 vota pro.

Niset drejt “Rrugës së Shpresës”, Meta: Po shkoj drejt legjendarit Sali Berisha
Ilir Meta premtoi se do të jetë Partia e Lirisë e rithemeluar që do të largojë nga qeveria Edi Ramën. Të tijëve në konventën kombëtare u tha se tradhëtarët dhe ata që nuk sakrifikojnë për partinë janë të përjashtuar.

Gishtin e akuzës për gjendjen ku ndodhet sot Partia e Lirisë me vetëm katër mandate në parlament e drejtoi nga Lulzim Basha.

Kryetarin e Partisë Demokratike e akuzoi se bashkë me kryesocialistin Edi Rama bashkëpunoi për të fundosur ish Lëvizjen Socialiste për Integrim. Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin i akuzoi si mafiozët e Shqipërisë.

Me mbylljen e konventës kombëtare, votimit të statutit të ri Partia e Lirisë nuk do të ketë më kryetar por president.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Alban Skenderaj paralajmëron këngën e tij të re
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com