logo
“Ik grisu”, Plas keq mes vajzave në BBV, Egla dhe Françeska ofendojnë njëra-tjetrën: Bëj si qen, “ham-ham”

“Ik grisu”, Plas keq mes vajzave në BBV, Egla dhe Françeska ofendojnë njëra-tjetrën: Bëj si qen, “ham-ham”

24 Prill, 2024
20:01

Humori dhe qetësia në BBV duket se kaq e pati. Pasditen e sotme në shtëpinë më të famshme janë rikthyer debatet. Egla dhe Françeska duket se nuk do të bëjnë paqe dhe nuk bien dakord në asgjë që ndodh në shtëpi, madje sa herë përballen, ofendojnë me fjalor aspak etik njëra-tjetrën. Njësoj kanë vepruar edhe sot, ku Egla i ka kërkuar të mos i flasë duke iu drejtuar me: “Ik grisu”. Ndërsa Françeska e ka ndjekur nga pas duke e përqeshur. (lexo këtu)

Pjesë nga debati:

Egla: Ik grisu o Françeska. O zemra grisu, zemra. Shyqyr që u mësove t’u shkëputesh njerëzve nga këpucët, si majdanoz je Françeska, si majdanozi pas këpucës, Françeska.

Françeska: O you’re so sweet, thank u. Thank u. Më bëhet shumë qejfi, avash se u këpute, avash se na tregove vrimën, avash mos na i trego vrimën, avash se u këpute, u rrëzove. Bëj si një qenush i vogël, ashtu bëjnë qenushat, hë bëj një çik “ham, ham”.

Egla: Je si majdanozi pas këpucës, o zemra.

Françeska: O po çfarë të bëj tani të qaj? Ooooo më tha majdanoz.

VIDEO

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Turizmi: për ç’do shkojnë 80 milion euro që na jep Banka Botërore?
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com