logo
Historia e finales Kukësi-Egnatia, dy skuadrat kërkojnë trofeun e edicionit të 72-të të Kupës së Shqipërisë!

Historia e finales Kukësi-Egnatia, dy skuadrat kërkojnë trofeun e edicionit të 72-të të Kupës së Shqipërisë!

6 Maj, 2024
20:47

Të martën më datë 14 maj në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia. Të dyja skuadrat kanë bërë mjaft mirë në këtë kompeticion dhe do të luftojnë për të fituar trofeun e 72-të në histori.

Egnatia që kryeson me plot meritë edhe në kampionat, për herë të dytë në histori do të luajë në një finale të Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit sezonin e kaluar fituan për herë të parë trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhtën në finale Tiranën dhe do të tentojnë të regjistrojnë triumfin e dytë radhazi në këtë kompeticion.

Në anën tjetër, Kukësi është një ekip me më shumë eksperiencë se Egnatia në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë. Kjo do të jetë finalja e pestë në histori për Kukësi që e ka fituar dy herë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët kanë bërë mjaft mirë këtë sezon duke eliminuar skuadra si AF Elbasani, Partizani e Tirana dhe objektivi i vetëm është fitimi i trofeut për herë të tretë në histori.

Finalja e Kupës së Shqipërisë Kukësi-Egnatia, do të luhet të martën më datë 14 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Biletat mund të blihen në biletaritë fizike te stadiumet “Air Albania”, “Selman Stërmasi” dhe “Egnatia Arena” ose në biletarinë online.

Historia e finales Kukësi-Egnatia, dy skuadrat kërkojnë trofeun e edicionit të 72-të të Kupës së Shqipërisë!

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Ajo pa videot e 18 vjeçares në telefonin e burrit”/ Jeta e errët me lidhje paralele që po bënte Ergys Arrazi
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com