logo
Himara me kryebashkiakë në qeli, Këshilli Bashkiak komandon kreun e ri!

Himara me kryebashkiakë në qeli, Këshilli Bashkiak komandon kreun e ri!

29 Mars, 2024
9:44

Pas arrestimit me urdhër të SPAK-ut e më tej dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës dhe më herët prangosjes e dënimit për shit-blerje votash të Fredi Belerit, i cili u zgjodh kryetar në vendoret e 14 Majit 2023, por pa mundur të bëjë betimin, sot zgjidhet kreu i komanduar.

Këshilli Bashkiak i Himarës do të mblidhet për të vendosur me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala e Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë.

Në këtë rast, rezulton se Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, përkundrejt 8 votave të koalicionit opozitar, çka nënkupton se maxhoranca do të zgjedhë e vetme.

Ja çfarë thuhet në Nenin 61, pika 5:

Teksa socialistët kanë shumicën në Këshillin Bashkiak të Himarës, burime mediatike bëjnë të ditur se Blerina Bala është pretendentja kryesore për të drejtuar bashkinë deri në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit. Për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, fillimisht do të duhet që Apeli i Gjykatës së Posaçme të japë një vendim përfundimtar për Fredi Belerin.

Ndërkohë, Jorgo Goro u arrestua në datën 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Dy ditë më parë, përmes një letre, Goro njoftoi dorëheqjen:

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Akuza për keqpërdorime, dështon Komisioni Hetimor Parlamentar për prokurimet e negociuara në Kosovë
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com