logo
Gota e rakisë në oborr zbuloi autorin e krimit, detaje të reja nga vrasja e të moshuarve në Dropull

Gota e rakisë në oborr zbuloi autorin e krimit, detaje të reja nga vrasja e të moshuarve në Dropull

5 Maj, 2024
16:53

Ngjarja që tronditi Dropullin dy ditë më parë është zbardhur ndërsa është vënë në pranga edhe autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Detaje të reja janë zbardhur nga kjo vrasje, ku raportohet se kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit.

Thoma Mastora ishte banor i të njëjtit fshat ku jetonin të moshuarit dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej disa vitesh. Ai ishte personi i fundit që i kishte takuar para se t’i vriste, ndërsa një nga provat që çoi në identifikimin e tij si vrasësin e tyre ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave.

Kleoniqi Alia, 88 vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.

Drejtuesit e Komisariatit të Gjirokastrës thanë po ashtu në deklaratën e tyre se Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai ishte dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Maqedoni e Veriut/ Ndryshimet kushtetuese varen nga rezultati i zgjedhjeve!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com