logo
Elon Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë!

Elon Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë!

29 Prill, 2024
10:33

Elon Musk ka njoftuar se ndodhet në Pekin për të diskutuar mundësinë e mënyrës autonome të drejtimit të makinave Tesla në Kinë. Bëhet e ditur se Musk po dëshiron të mundësojë vetëdrejtimin (FSD) e automjeteve në Kinë, i cili tashmë është i disponueshëm në SHBA. Ky lajm vjen pas raportit amerikan që lidhi drejtimin autonom të Tesla-s me të paktën 13 aksidente, duke përfshirë një vdekje.

Gjatë një takimi me kryeministrin kinez, Li Qiang, Musk citohet të ketë thënë se është i gatshëm për bashkëpunim të thellë me Kinën për të arritur rezultate më të favorshme. Si përgjigje, raportohet se Li i tha Musk se tregu kinez do të jetë gjithmonë i hapur për financime nga jashtë. Kina është tregu i dytë më i madh i Tesla-s. Prodhuesit e tjerë të makinave si Xpeng janë përpjekur gjithmonë të konkurrojnë me kompaninë e Musk me funksione të ngjashme vetëdrejtuese.

Siç raportohet, Tesla ka ndërmarrë hapa për të siguruar përhapjen e FSD-së në Kinë, duke përfshirë edhe krijimin e një qendre të dhënash në Shangai për përpunimin e të dhënave. Musk gjithashtu ka premtuar se Tesla do të jetë në gjendje që së shpejti të veprojë edhe si robotaksi autonome. Madje, shefi ekzekutiv i kompanisë tha se taksia autonome do të prezantohet në gusht të vitit 2024.

Prodhuesi i makinave ka ulur edhe çmimet e produkteve të tij në tregje botërore, në mënyrë që të rritet kërkesa për vetura elektrike. “Çmimet e Tesla-s duhet të ndryshojnë shpesh në mënyrë që të përputhen me prodhimin dhe kërkesën”-tha Musk. Kohët e fundit, Tesla ka raportuar një rënie të përgjithshme të shitjeve prej 9% dhe rënie të aksioneve prej 32%.

Rikujtojmë, se që kur Elon Musk mori drejtimin e platformës X, videot janë bërë një artikull shumë i rëndësishëm. Tani, X po nxjerrë një aplikacion që do të funksionojë në të gjitha pajisjet. Drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, njoftoi se po prezantohet përmbajtja që mund të shikohet në televizorët inteligjentë, domethënë një aplikacion që do të përmbajë një algoritëm për video, së bashku me tendencat dhe temat si dhe do të mundësohet nga inteligjenca artificiale.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Tritoli ndaj Sterkajt, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal kundër magjistratëve!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com