logo
E zë poshtë motori në oborrin e shtëpisë në Korçë, 2-vjeçari në gjendje të rëndë

E zë poshtë motori në oborrin e shtëpisë në Korçë, 2-vjeçari në gjendje të rëndë

28 Prill, 2024
19:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korcë, në lagjen 4, ku një djalë i moshës 2 vjeç ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorrin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë, dhe pritet të niset drejt Tiranës. Motorri i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg, raporton gazetari Tonin Frroku.

Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit.

Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Basha me shqiptarët në Lombardi: Kasta e vjetër politike komplot kundër votës së emigrantëve, ju shohin si rrezik!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com