logo
Dëshmia e motrës: Përpara se të hidhej Alma pa Ergysin me të dashurën

Dëshmia e motrës: Përpara se të hidhej Alma pa Ergysin me të dashurën

6 Maj, 2024
22:59

Më në brendësi të konflikteve që Alma kishte me të shoqin ishte e motra, Genta. Ajo tregon se Alma kohët e fundit po vuante shumë nga i shoqi.

Ajo shprehet se Ergysi i kërkonte Almës të ndaheshin por fëmijët të ishin në kujdestarinë e tij. Teksa njëherë Alma ishte larguar prej shtëpisë, ai kishte marrë rrobat e saj dhe i kishte djegur në oborr.

Genta shprehet se Alma qëndronte akoma në shtëpinë e tij me shpresën se mos një ditë dashuria që Ergysi kishte për vajzën e re që kishte krijuar marrëdhënie do të zbehej por kjo gjë nuk ndodhi.

E siç dihet tashmë, pasi Alma ka ka pirë kafe me kunatën e saj, e cila ka qenë e fundit që ka parë Almën së bashku me 3 fëmijët, kur ka dalë nga lokali ajo ka parë të shoqin me të dashurën e tij në makinë.

Aty ai i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkonte në Tiranë tek i vëllai dhe më pas Alma ka kryer aktin ekstrem.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Vendi i dytë dhe i katërt i Kampionatit në diskutim, komente në Pasó!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com