11 Mars, 2026 13:42
back button
Ç’ndodhi me kompaninë “One Albania”? Sistemi në kolaps, mijëra abonentë pa internet

Ç’ndodhi me kompaninë “One Albania”? Sistemi në kolaps, mijëra abonentë pa internet

Mijëra abonentë të kompanisë celulare “One Albania” janë përballur mbrëmjen e kaluar me shkëputje të internetit dhe të telefonatave, pasi janë shkëputur valët.

Sipas raportimeve në media, për më shumë se një orë, shërbimi i telefonatave dhe i internetit nuk ka qenë në funksion, duke lënë shumë përdorues pa mundësi komunikimi.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë problem, por qytetarët kanë denoncuar mungesën e shërbimit që paguajnë te kompania “One”.

Nga ana tjetër, vetë “One Albania”, me një papërgjegjshmëri totale nuk ka reaguar për ndërprerjen e shërbimit ndaj klientëve dhe nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që abonentët e kompanisë celulare “One Albania” përballen me shkëputje të shërbimit, pasi raste të ngjashme janë regjistruar edhe më parë.

Trending