logo
Bomba: Rusët porosi për sulmet në burgun e Reçit në Shkodër

Bomba: Rusët porosi për sulmet në burgun e Reçit në Shkodër

29 Prill, 2024
11:47

Ervin Karamuço, profesor i kriminalistikës ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes kriminale të ndodhur në Shkodër, ku banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj u sulmua me tritol.

Karamuço tha se vështirësia më e madhe me të cilën përballen gjyqtarët në këto zona, është ajo e mbijetesës, pasi shpesh herë atyre u kërkohet o të “shiten” o të përballen me kërcënime të tilla.

“Vështirësia më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve në këto zona është të mbijetojnë ndaj këtyre njerëzve që duan ti mbajnë të kapur. Se qëllimi kryesor i këtyre organizatave kriminale është të kapin institucione. Disa i kanë kapur, edhe në prokurorinë e Shkodrës ka të kapur edhe në polici. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që ka një rrezik potencial që qytete të tilla të dalin jashtë kontrollit”,-tha Karamuça.

Ai më tej tregoi edhe një rast të planifikimit të një sulmi në burgun e Reçit nga banda ruse.

“Po them një rast, na është kapur në Han të Hotit, një rus. Ishte pjesëtar i organizatave kriminale “bradva”, vëllazëri ruse. U kap rastësisht në Han të Hotit, u çua në burgun e Reçit, ju dha afati për procedurat e ekstradimit, brenda natës vjen informacioni se do sulmohet burgu i Reçit në Shkodër.

Porosia ishte dhënë nga rusët e do ekzekutohej nga bandat malazeze me këto shqiptare. Rusi u mor brenda natës u soll në Tiranë e mbahej në një dhomë të sigurt pasi s’kishim besim se ai edhe në Tiranë mund të kishte ndonjë sulm. Bandat e planifikuan edhe këtë të sulmonin burgun që të nxirrnin këtë sepse u kanë borxhe bandave malazeze të lidhura me bandat ruse. Kur ata mendojnë këto gjëra ata janë të aftë të kthehen nga narkotrafikantë, në narkoterroristë,-tha Karamuço.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ylli i grupit ‘U2’ ndahet nga gruaja pas 11 vitesh martesë
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com