logo
Ballkani siguron finalen dhe me krenari mban pozitën e të parit në Superligë

Ballkani siguron finalen dhe me krenari mban pozitën e të parit në Superligë

28 Prill, 2024
20:41

Ballkani siguron finalen dhe me krenari mban pozitën e të parit në Superligë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, e ka vlerësuar shumë të vështirë fitoren ndaj Gjilanit, ku skuadra e tij mori tri pikë si mysafir me rezultat 2-0.

GIF Image

Daja ka thënë se është dashur sakrificë e madhe për këto tri pikë pas ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës ndaj Suharekës në mesjavë.

“Gjilani kishte objektiva tjera pasi është në pozitë të vështirë, por ne e kemi vlerësuar Gjilanin pasi kishte ecuri të mirë në ndeshjet e fundit. Ne në mesjavë kishim ngarkesë dhe kjo i vështirësoi gjërat para duelit me Gjilanin”.

“E patëm të vështirë. Arritëm te goli vetëm në momente të caktuara. Kemi sakrifikuar. Por tani e kemi kalendarin e njëjtë me të gjithë. Kur ka ndeshje në mesjave, kanë të gjithë”.

“Futbollistët i uroj për paraqitjen dhe vazhdojmë me bindje e me forcë për të dhënë maksimumin”, ka thënë Daja për “ArtMotion”.

Ballkani e ka siguruar edhe finalen e Kupës me Prishtinën, ndërsa është lider i Superligës.

Burimi:gazetaprojekti.com

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Loja e Heidit në ‘BBV3’, ja çfarë mendon ish-finalistja e ‘BBV1’
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com