logo
AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, !

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor, !

29 Prill, 2024
18:26

Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gjykatë se disa nga vaksinat e saj kundër Covid shkaktojnë mpiksjen fatale të gjakut në vena. Rrjeti vendas Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit e tyre nga vaksinat ‘defektoze’ të gjigantit farmaceutik.

Kompania e bazuar në Kembrixh, AstraZeneca, e cila konteston pretendimet, ka pranuar në dokumentet e dorëzuara në shkurt në se raste të rralla shkakton mpiksje fatale të gjakut, e njohur në Britani si TTS (tromboz me simptoma trombo-citopenie). Daily Mail shkruan:

Zhvillimi vjen teksa kompania njoftoi fitime prej 10 miliardë paundë vetëm në 2024. Një prej atyre që kërkojnë kompensim është babai dy fëmijëve, inxhineri IT, Jamie Scott, i cili ka mbetur ia paaftë për punë prej lëndimeve të përhershme në tru, pasi mori vaksinën në prill 2021. Ai është një nga 51 rastet e padisë që llogaritet të arrijë në 100 milionë paundë. Bashkëshortja e tij Kate Scott, tha:

Dokumente të reja tregonin një ndryshim të gjuhës së përdorur nga AstraZeneca në sesione të kaluara, kur kompania insistonte se efekti i rëndë anësor nuk mund të ishte shkaktuar nga vaksina e tyre “në nivel gjenerik”. Zyrtarët e shëndetësisë kanë identifikuar raste të efektit në gjak nga vaksina e AstraZeneca në Evropë prej marsit 2021, vetëm dy muaj pas lëshimit të vaksinës në treg. Deri në prill provat u bënë të qarta dhe vaksina nisi të kufizohej. Rreth 50 milionë doza AstraZeneca janë injektuar në total në Britani.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Jam e martuar…”, i bëjnë kërcim sensual ja reagimi epik i Françeskës!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com