logo
ASK: Serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo ata në jug të Kosovës!

ASK: Serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo ata në jug të Kosovës!

29 Prill, 2024
11:49

Kreu ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, informoi se në katër komuna në veri të Kosovës, serbët ende po rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në gjashtë komuna në jug të Ibrit, ku po “regjistrohen në mënyrë masive”. Në një konferencë për media në Prishtinë, Kastrati  foli për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, që ka filluar më 5 prill e do të zgjasë deri më 17 maj.

Lidhur me mospjesëmarrjen e serbëve të veriut në procesin e regjistrimit, Kastrati tha se javën e kaluar janë zhvilluar bisedime me disa institucione ndërkombëtare dhe shtoi:

Sigurisht, ata do t’ju transmetojmë atë çka u thamë ne. Ata duhet të dinë se kjo është një e mirë edhe për ata, për të ditur numrin e atyre që jetojnë në këto komuna. Mospjesëmarrja në regjistrim nuk ekziston. Iu bëj thirrje serbëve në veri të regjistrohen.

Më 5 prill, kur filloi regjistrimi, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, tha se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Kastrati shtoi se kjo thirrje e Listës Serbe është “jashtë ligjit” dhe se në ditët në vijim, ASK-ja do të veprojë sipas ligjit në fuqi, duke mos treguar saktësisht çfarë do të bëjë.

Kosova sot shënon ditën e 24-rt të regjistrimit dhe sipas Kastratit, procesi po shkon ashtu siç u mendua. Sipas tij, ditët e fundit është regjistruar numër më i madh i popullsisë nga sa ishte e planifikuar.

Kastrati iu bëri thirrje qytetarëve të jenë aktivë dhe se nëse regjistruesi nuk shkon te një familje brenda 5-6 ditëve në vijim, banorët duhet të kontaktojnë komunën e tyre për angazhimin e një ekipi. Nëse komuna nuk përgjigjet, banorët duhet ta kontaktojnë vetë ASK-në.

Po ashtu, ai tha se banorët duhet të regjistrohen aty ku kalojnë më shumë kohë gjatë një viti, jo në komunën nga kanë origjinën. Kastrati shtoi se ka mundësi që të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë të publikohen në pjesën e dytë të muajit qershor.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“E fsheha kancerin se s’doja kimioterapi!”-Gazetarja Rezarta Reçi flet për sëmundjen
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com