logo
Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

29 Prill, 2024
14:47

Modelja e njohur shqiptare, Alesia Noka, do të jetë pjesë e një seriali turk të titulluar “Arjen Dizi”.

Këtë e bëri të ditur vetë modelja përmes një postimi në Instagram, derisa talentin e saj e zbuloi aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, i cili po ashtu do të jetë protagonist në këtë serial.

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju lansimin e serialit Arjen Dizi, i disponueshëm në platformën Gain. Një falënderim i madh shkon për aktorin Tolgahan Sayisman që e bëri të mundur rolin tim në këtë projekt. Gjithashtu dua ta falënderoj Almeda Abazin për përkushtimin e saj drejt këtij projekti”, shkroi ajo përmes një postimi në Instagram.Por kjo nuk është e tëra.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, bëri një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram për pjesëmarrjen e Alesias në serial, madje postimin e bëri në shqip.

Zbulova një talent të ri shqiptar në aktrim”, shkroi aktori i njohur turk në llogarinë e tij.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Fermerët sjellin filmin “Përrallë nga e kaluara” në “Ferma VIP”, si janë ndarë rolet
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com