logo
Aksident i rëndë mes veturës dhe motoçikletës në Shirokë të Suharekës: Vdesin dy persona

Aksident i rëndë mes veturës dhe motoçikletës në Shirokë të Suharekës: Vdesin dy persona

28 Prill, 2024
19:56

Aksident i rëndë mes veturës dhe motoçikletës në Shirokë të Suharekës: Vdesin dy persona

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident që ka ndodhur sot mes një motoçiklete dhe një veture në Shirokë të Suharekës.

GIF Image

Lajmin  e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren për Gazetën Online Reporteri.net.

Ai ka treguar se dy personat që kanë vdekur kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë drejtori Aliu për Reporteri.net.

Aliu ka thënë se sipas informatave të para dyshohet se dy personat që kanë vdekur janë të rinj në moshë

Burimi:gazetaprojekti.com

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Pas mandatit 9-vjeçar të emërohen pa konkurrim në prokurorinë e Apelit”, propozimi i Bashës për prokurorët e SPAK!
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com