“Dëgjojnë muzikën time kur kryejnë marrëdhënie intime”, Befason Lore
13 Mars, 2026
8:59
Lore, e cila u bë e njohur për publikun edhe si ish-banore e Big Brother VIP Albania, u përball me disa pyetje interesante gjatë intervistës. Mes tyre ishte edhe pyetja se cili kishte qenë komenti më i çuditshëm që kishte marrë ndonjëherë nga fansat.
Lore, duke bërë shaka me faktin se emisioni transmetohej pas mesnate, tha se komenti që i kishte bërë më shumë përshtypje ishte “me pullë të kuqe”.
“Duke qenë se zëri im iu vjen shumë sensual, më kanë dërguar mesazh duke më treguar që dëgjojnë këngën time teksa bëjnë seks”, u shpreh ajo.
Deklarata e saj shkaktoi menjëherë të qeshura në studio, duke e kthyer momentin në një situatë mjaft qesharake gjatë intervistës.
Na ndiqni:





