Dyshohet për tri vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës

Dyshohet për tri vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës

13 Mars, 2026 8:45

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e parë dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti.

Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet duke filluar nga ora 09:30

Enterprise IT Management

IT Management You Actually Trust

Managed IT, security & surveillance for modern businesses.