Juve sfidon Milan, futet në garë për Lewandowski-n

Juve sfidon Milan, futet në garë për Lewandowski-n

12 Mars, 2026 10:24

Me një objektiv të vetëm dhe të qartë, të sigurojnë një vend në Champions, Juve është e detyruar në të njëjtën kohë të bëjë llogari edhe në lidhje me të ardhmen, të projektojnë sezonin e ri edhe pse në Torino janë disa çështje të tjera ende për t’u zgjidhur, duke nisur nga e ardhmja e trajnerit Spalletti.

Një nga pikat kryesore ku është fokusuar stafi drejtues është faza ofensive. David dhe Openda nuk kanë bindur me paraqitjen e tyre, ndërsa Vlahovic është ende në ajër pasi mungesa e firmës e bënë të paqartë të ardhmen e tij në Torino. Në kushte të tilla, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po piketojnë disa objektiva me pak kosto dhe një prej tyre është Robert Lewandowski. Sulmuesi polak është futur në vitin që i përfundon kontrata, ndërsa Barcelona ia ka bërë të qartë se nuk bën më pjesë në planet e klubit, për këtë arsye nuk kanë ndërmend të aktivizojnë të drejtën për ta mbajtur në skuadër edhe për një tjetër sezon. Pavarësisht moshës, 38-vjeç, Lewandowski është një profil që pëlqehet shumë në Torino.

Deri në këtë pikë të sezonit, Lewa ka shënuar 14 gola në 34 ndeshje me fanellën e Barçës. Jo vetëm Juve, edhe Milan po ndjek prej kohësh situatën që po kalon sulmuesi polak, me Taren që është gati t’i ofrojë një kontratë. E vetmja gjë e sigurt në lidhje me të ardhmen e Lewandowski-t është se nuk do të qëndrojë më në Barcelonë, por një opsion i hapur është edhe MLS, aty ku shumë klube mund t’i ofrojnë të njëjtën pagë që përfiton aktualisht te Barcelona, 10 milionë euro, plus bonuse.

Enterprise IT Management

IT Management You Actually Trust

Managed IT, security & surveillance for modern businesses.