Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për “Zvërnecin”! Qytetarët: Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën
5 Qershor, 2026
10:04
Sot u mbajt protesta e pestë në Tiranë me thirrje kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.
Edhe ditën e sotme, dukej se pjesëmarrësit dëshironin të ruanin imunitetin e protestës ndaj partive politike, e veçanërisht ndaj atyre të vogla e të reja, që përpiqen të kapitalizojnë situatën në mbështetje elektorale.
Një ndër pankartat e shpalosura në tubim, ishte pikërisht thirrja që Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, Agron Shehaj i Partisë Mundësia dhe Adriatik Lapaj i Shqipëria Bëhet, të qëndronin larg protestës, duke i quajtuar ata paterica të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.
“Largoni partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”,- thuhet në një prej pankartave të shumta.
Na ndiqni:





