A po fshihet e vërteta? Nora Malaj zbulon çfarë di për raportin mes Mozës dhe Zhakut

A po fshihet e vërteta? Nora Malaj zbulon çfarë di për raportin mes Mozës dhe Zhakut

31 Maj, 2026 13:41

Nora Malaj ka ndarë detaje në Ferma Club rreth pjesëmarrjes së shkrimtares Mimoza Ahmeti në reality show, duke zbuluar se ka qenë një nga mbështetëset e saj kryesore për t’u bërë pjesë e formatit.

Nora Malaj rrëfeu bisedën private përpara nisjes së programit:

“Kur më tha që do hyjë te Ferma, erdhi dhe më pyeti: ‘Nora, si thua të hyj te Ferma?’ I thashë: ‘Hyr’. Më tha: ‘Vjen dhe ti me mua?’ Më pas më tha se duhej të fliste në universitet. I thashë të mos mërzitej, sepse do ta mbështesnin. Unë dhe Arjan Curri dolëm vullnetarë dhe i dhamë bekimin për të hyrë”

Sipas saj, poetja përfaqëson një brez që ka thyer tabu dhe ka qenë gjithmonë avangardë në kohët kur të tjerët nuk guxonin. Ajo theksoi se brenda shtëpisë Moza po shfaqet mes rolit dhe realitetit në një dimension shumë njerëzor, ndonëse shtoi se kjo gjë kërkon kujdes për të mos kaluar masën.

Lidhur me kritikat për sjellje dominuese, ajo u shpreh se Moza është prej mishi e gjaku dhe reagimet e saj vijnë kur të tjerët e kalojnë kufirin.

Gjatë bisedës, Nora Malaj u pyet edhe për dyshimet e ngritura në rrjet nëse Moza dhe Zhaku njiheshin nga jashtë, pavarësisht deklaratës së poetes që e mohoi këtë gjë:

“Këtë nuk di ta them. Ajo mund ta ketë në konceptin që nuk e ka mike. Nëse themi që e kemi të njohur është ndryshe. Mik është fjalë e madhe. Nëse Moza e ka thënë në kontekstin e miqësisë, nuk gënjen. Në kontekstin e njohjes, mund të ketë gënjyer”