Bisedat tuaja në ChatGPT nuk janë aq private sa mendoni! Çfarë zbulon CEO i OpenAI
Një numër gjithnjë e në rritje përdoruesish i drejtohen ChatGPT për të folur rreth çështjeve të tyre personale, duke besuar se bisedat janë private. Por CEO i OpenAI, Sam Altman, paralajmëron se kjo bindje mund të jetë e gabuar dhe potencialisht e rrezikshme.
Sipas Altman, ndarja e problemeve më personale me inteligjencën artificiale është bërë shumë e zakonshme, megjithatë, nuk ka asnjë garanci se këto biseda mbeten tërësisht private.
Në një intervistë të fundit në podcast-in This Past Weekend me Theo Von, Altman theksoi se ndryshe nga bisedat me një psikolog apo avokat, ato me ChatGPT nuk mbrohen nga ligji.
“Nëse flet me ChatGPT për çështje shumë personale dhe më vonë ka një proces ligjor, ne mund të jemi të detyruar t’i dorëzojmë ato biseda,” paralajmëroi Altman.
Ai tha se të rinjtë, veçanërisht, po i drejtohen gjithnjë e më shumë inteligjencës artificiale për mbështetje emocionale. Shumë e shohin ChatGPT si një hapësirë të sigurt për të folur rreth ankthit, vetmisë, marrëdhënieve apo edhe depresionit.
Na ndiqni:





