logo
41 vjeçarja bie për vdekje nga kavo ‘zipline’ mbi parkun piktoresk në veri të Italisë!

41 vjeçarja bie për vdekje nga kavo ‘zipline’ mbi parkun piktoresk në veri të Italisë!

6 Maj, 2024
16:12

Një grua ka rënë për vdekje nga 20 metra lartësi para familjarëve të saj pas këputjes së rripave që e mbanin në kavon ‘zipline’ nga ku po rrëshkiste në parkun Bitto në veri të Italisë.

41 vjeçarja Ghizlane Moutahir ka humbur jetën në aksidentin e të dielës pranë liqenit Como, në Itali.

Grupe mjekësh nxituan në vendngjarje por nuk mund ta shpëtonin, ndërsa prokuroria tha se ka hapur hetime.

Dy mbesat e Moutahir, të cilat sapo kishin kompletuar zbritjen e tyre në të njëjtën linjë, po filmonin tezen që rrëshkiste me rreth 100 km në orë.

Qindra njerëz ishin dje në parkun Fly Emotion, i hapur në vitin 2011 që është një nga atraksionet kryesore turistike të zonës.

Rrëshkitja varur në kavon ‘zipline’ është një nga atraksionet më të frekuentuara në luginën që përfshin Albaredo, San Marco e Bema.

Hetimet zbuluan se Moutahir kishte ndaluar pak para mbërritjes në fundin e ‘zipline’, kur nisi të lëvizte dhe këmbët i kishin dalë jashtë, tha një zëdhënës i policisë.

“Kjo bëri që ajo të humbiste ekuilibrin dhe të binte nga pajisja që e mbante, duke humbur jetën në vend”, shtonin zyrtarët.

“Gjithashtu është e mundur që ajo të ketë pasur një episod paniku apo ndonjë gjendje të papritur mjekësore, dhe ne po presim rezultatet e autopsisë”, tha policia.

Moutahir ishte me origjinë marokene dhe jetonte në qytezën fqinje Sant’Angelo Lodigiano. Ajo kishte ardhur me familjarët në park ndërsa bashkëshorti i saj Michele kishte ardhur me urgjencë kur mësoi për aksidentin.

“Duhet të kisha qenë këtu me të. Besoja se vetëm ishte lënduar, por ajo nuk është më me ne”, tha ai për rrjetin vendas La Repubblica.

Atraksioni ka vetëm vlerësime pozitive në rrjetin e udhëtimeve Trip Advisor.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Veliaj: Në një qyet ku ndodhin 1 mijë punë, do ketë gjithmonë nevojë që autoritetet të komunikojnë
lexo artikullin
logo

Një portal unik ku do të gjeni informacionet e përzgjedhura nga të gjithë portalet shqiptare.Ne përzgjedhim më të mirën për ju!

© 2024 lajme-shqip.com