Roma ka shkarkuar trajnerin Ivan Juric. Humbja e pasdites së sotme në shtëpi ndaj Bolognas ishte vendimtare për trajnerin kroat. 2-3 ishte rezultati final në “Olimpico” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Serisë A. Pas De Rossit, Juric bëhet trajneri i dytë që Roma shkakron këtë sezon.
Deklarata zyrtare e Romës
“Ne duam të falenderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës. I urojmë të gjithë të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe do të shpallet në ditët në vijim”, thotë Roma.
Të gjitha gjasat të dërgojnë te Roberto Mancini, i cili është i papunë që pas shkarkimit nga kombëtarja e Arabisë Saudite
…
Roma dy humbje radhazi, Bologna e mposht mes 5 golave! Drejtuesit zyrtarizojnë shkarkimin e Ivan Juric
Në “Olimpico” vendasit e Romës u mposhtën 2-3 nga Bologna dhe pësojnë humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke konfirmuar formën jo të mirë, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit kroat Ivan Juric nga stoli i verdhekuqve. Miqtë e Italianos kaluan në epërsi me golin e Castros në minutën e 25-të, para se El Shaarauy të barazonte në pjesën e dytë. Më pas Orsolini dhe Karlsson gjetën dy rrjeta të tjera te Bologna dhe goli i dytë nga El Shaarauy te Roma ishte sa për statistikë, me fundin që solli edhe tension mes lojtarëve.