logo
Zvarritja e Perëndimit nga mungesa e oreksit – Shkrim nga NTV

Zvarritja e Perëndimit nga mungesa e oreksit – Shkrim nga NTV

12 Mars, 2024
7:51

“Bashkimi Evropian nuk ka gatishmëri për ti vënë masa ndëshkuese Serbisë, pas sulmit të armatosur që ndodhi në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, dhe standardet e dyfishta të bllokut evropian nuk përbëjnë asgjë të re” – kështu i kanë thënë Radios Evropa e Lirë burime diplomatike në Bruksel dhe ekspertë të huaj. Sipas tyre, thirrjet në aspektet procedurale, dhe në mungesë te një raporti përfundimtar nga autoritetet e Kosovës, janë vetëm arsyetime për zvarritjen e rastit. “Perëndimi nuk ka oreks për të marrë ndonjë masë kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, dhe ndaj kujtdo që ka qenë i përfshirë… Perëndimi ka nevojë për Serbinë dhe nuk dëshiron ta dëmtojë këtë marrëdhënie delikate” – ka vlerësuar analisti Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit Kosova, në anën tjetër, ngulmon në vendosjen e masave ndaj Serbisë, pasi deklaron se ndaj saj është kryer sulm terrorist.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Shtimi i turistëve/ Shqipëria heq vizat me pesë shtete nga bota arabe
lexo artikullin