Zgjedhjet në Beograd, Vuçiç: Të zbatohen rekomandimet e OD’HIR-it!
Listës zgjedhore të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS), presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç i kërkon që të shkojë në zgjedhje të reja në Beograd.
Presidenti Vuçiç i bëri thirrje qeverisë serbe që të zbatojë menjëherë rekomandimet e OD’HIR-it, në raportin e publikuar më 28 shkurt për zgjedhjet e dhjetorit të kaluar në Serbi. Në të thuhet:
Përveç raportit të OD’HIR-it, si vëzhguesit e brendshëm në Serbi, ashtu edhe ata të huaj kanë përmendur parregullsi në procesin zgjedhor në Serbi. Ditë më parë, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që bën thirrje për hetim ndërkombëtar lidhur me dyshimet për parregullsi në zgjedhje, si dhe për pezullim të fondeve europiane nëse vërtetohet që autoritetet kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë në mashtrime zgjedhore.
Në atë dokument, Parlamenti Europian ka bërë thirrje që në mënyrë të veçantë të hetohen zgjedhjet për qytetin e Beogradit, si dhe dyshimet për të organizuar transportin e votuesve në nivel lokal duke i përfshirë në lista ku nuk duhej të ishin. Të dielën e 17 dhjetorit 2023, Serbia ka organizuar zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore.
Seanca konstitutive për Asamblenë e qytetit të Beogradit që ishte njoftuar të zhvillohej më 1 mars, pra dje, tashmë është shtyrë për herë të dytë për nesër, për shkak të mungesës së kuorumit. Pjesëtarët e partisë SNS dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) nuk kanë marrë pjesë në seancë.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip