logo
Zbulohet aryseja pse Kurti mungon në Samitin BE-BP që mbahet sot në Tiranë

Zbulohet aryseja pse Kurti mungon në Samitin BE-BP që mbahet sot në Tiranë

29 Shkurt, 2024
12:00

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, por Kosova do të mungojë. Asnjë prej liderëve shtetërore nuk do të jetë i pranishëm për të përfaqësuar Kosovën në samitin ku në fokus do të jetë paketa 6 miliardë euro e fondeve që BE do të shpërndajë në formën e ndihmave, kredive dhe granteve për projekte të caktuara, për 6 vendet e rajonit.

Emri i Albin Kurtit mungon në listën e pjesëmarrësve që ka publikuar Kryeministria dhe për këtë duket se ka një shpjegim shterues nga ekzekutivi në Prishtinë.

Për A2CNN, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Perparim Kryeziu ka zbuluar se Kurti do të mungojë fizikisht në samitin e sotëm për shkak të angazhimeve të mëparshme, por megjithatë ai do t’i drejtohet liderëve të pranishëm virtualisht përmes një video-adresimi.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Samiti BE-BP në Tiranë/ Rama mirëpret liderët, mes tyre dhe kryeministrin shqiptar të RMV
lexo artikullin