Ylli forcohet me amerikanin Cole
Amerikani Vince Cole është përforcimi më i ri i skuadrës së Golden Eagle Ylli, që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ekipi nga Suhareka, të enjten e ka prezantuar amerikanin Cole, i cili ka firmosur kontratë me Yllin deri në fund të këtij edicioni. Cole, i gjatë 198 cm, së fundmi ka luajtur në kategorinë e dytë të Italisë, te skuadra Cividale.
Në 12 ndeshje të zhvilluara me fanellën e ekipit italian, Cole ka pasur një mesatare prej 12 pikëve dhe 4 kërcimeve për ndeshje.
function isBlockedCountry() {
var blockedCountries = [‘XK’, ‘AL’]; // ISO 3166-1 alpha-2 country codes for Kosovo and Albania respectively
var xhr = new XMLHttpRequest();
xhr.open(‘GET’, ‘https://ipapi.co/country/’, true);
xhr.onload = function () {
if (xhr.status === 200) {
var countryCode = xhr.responseText.trim();
if (blockedCountries.includes(countryCode)) {
// User is in one of the blocked countries, do not load the ad
console.log(‘User is in a blocked country.’);
} else {
// User is not in a blocked country, load the ad
loadAd();
}
}
};
xhr.send();
}
// Function to load the advertisement onto the webpage
function loadAd() {
var atOptions = {
‘key’: ‘a7f70856a07251d6e84c95819bee862f’,
‘format’: ‘iframe’,
‘height’: 250,
‘width’: 300,
‘params’: {}
};
document.write(” + ‘ipt>’);
}
isBlockedCountry();
Cole është përforcimi i dytë i Yllit brenda këtij muaji, pasi ekipi nga Suhareka javën e shkuar prezantoi amerikanin Aaron Jones.
Aktualisht, Ylli është i katërti në kampionatin e Kosovës me 33 pikë të mbledhura pas 21 ndeshjeve të zhvilluara. Ndeshjen e radhës, Ylli e luan të shtunën në udhëtim kundër skuadrës së Bashkimit.
Burimi: teve1.info
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip