Vuciç: Pse e firmosa deklaratën e përbashkët për Ukrainën
Vuçiçit i është bërë një koncension në lidhje me firmosjen prej tij të deklaratës së përbashkët të Samitit ballkanik për Ukrainën, zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë.
Këtë e ka thënë vetë ai, ku si përfitim kryesor ka marrë mosnjohjen e Kosovës nga Ukraina, gjë për të cilën ka falenderuar Zelensky-n.
Tjetra është heqja e “sanksioneve” nga deklarata, kur dihet që Beogradi nuk iu është bashkuar atyre dhe është kundër tyre.
“Nuk ka sanksione, nuk përmenden sanksionet në deklaratën e përbashkët, gjë që është e rëndësishme për ne, nuk përmendet ndikimi keqdashës rus. Kur u pajtuam që ato fjalë të mos përfshiheshin, Osmani kërkoi që të votohej sërish, por ajo nuk e mori këtë të drejtë. Kjo është lloji i qasjes ku vendi ynë duhet të vihet nën presion të madh çdo herë. Nëse do t’ju thoja se i kujt ishte propozimi i parë për sanksione, njerëzit më të fuqishëm e kërkuan atë. Ne jemi i vetmi vend këtu që nuk do të anëtarësohemi në NATO, njerëzit tanë e dinë pse…”, tha Vuçiç, duke vijuar më tej:
“Mos harroni pse është e rëndësishme të kemi raporte të mira, përveç faktit që këta janë miqtë tanë sllavë, duhet të keni parasysh se Ukraina nuk e ka njohur askund Kosovën. Unë në prezantimin tim thashë se Ukraina është një nga vendet e pakta që mund të flasë për integritetin territorial, sepse ajo nuk e ka shkelur integritetin territorial të dikujt tjetër, si shumica e të tjerëve. Ukraina nuk e njohu Kosovën dhe mos harroni, një vendim i mundshëm i ndryshëm nga Ukraina do të kishte një ndikim shumë serioz në të paktën dy vende europiane, ndaj besoj se do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie miqësore me Ukrainën”.
Po cilat janë dy pikat e hequra nga Vuçiç si kusht për firmosjen e deklaratës së përbashkët?
- “Ne pohojmë rëndësinë kritike dhe domosdoshmërinë e vendosjes së sanksioneve kundër Federatës Ruse në përgjigje të aktit të saj të paprovokuar të agresionit dhe shkeljes së ligjit ndërkombëtar”.
- “Duke njohur efektet negative të ndërhyrjes me qëllim të keq të Rusisë në proceset demokratike dhe në punët e brendshme të shteteve sovrane, ne jemi të bashkuar në angazhimin tonë për të luftuar veprime të tilla. Për më tepër, ne njohim ndikimin shkatërrues të propagandës ruse, luftës hibride dhe fushatave dezinformuese dhe premtimit për të çuar përpara përpjekjet tona bashkëpunuese në luftën kundër këtyre sfidave, duke kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar”.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip