logo
Vrasje masive e grave shqiptare, krijohet platforma kundër femicidit

Vrasje masive e grave shqiptare, krijohet platforma kundër femicidit

4 Mars, 2024
20:04

Katër gra shqiptare u vranë në dy muajt e parë të vitit 2024, prej personave të afërm.

Në vitin 2023, sipas “Counting Dead Women” një nismë përkujtimoreje për viktimat e femicidit janë vrarë 28 gra dhe vajza shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa, vetëm në dekadën e fundit numërohen më shumë se 150 gra dhe vajza të vrara.

Vrasja e qëllimshme e grave ose vajzave për shkak se janë femra njihet si femicid, term i cili përcakton vrasjen e një gruaje nga një partner, qoftë ky bashkëshorti, ai aktual apo i mëparshëm, si dhe familjarë.

Nisur nga situata shqetësuese e grave në shoqërinë shqiptare, një grupim aktivistësh në Tiranë kanë nisur të adresojnë rastet e femicidit në shoqërinë shqiptare.

Rastet e fundit të vrasjes së grave dhe vajzave bënë bashkë në janar të këtij viti dhjetëra aktivistë dhe qytetarë të shqetësuar për të materializuar revoltën e tyre përmes një platforme.

Për Jasmina Senglën, nisma erdhi si një nevojë për të vepruar në mënyrë konkrete.

Vrasje masive e grave shqiptare, krijohet platforma kundër femiciditVrasje masive e grave shqiptare, krijohet platforma kundër femicidit

Sipas Sidorela Vatnikajt, situata është edhe më e rëndë, pasi shumë raste janë të fshehura.

Sipas aktivisteve nismëtare të platformës, kjo strukturë do të jetë me bazë vullnetare, duke u përpjekur të punohet në disa drejtime sikurse media, legjislacioni, edukimi dhe aspekti psiko-social.

Vrasje masive e grave shqiptare, krijohet platforma kundër femicidit

Ndërsa sipas Sidorelës, ftesa është e hapur për të gjithë: “Thërret për avokatë të cilët nuk e injorojnë shqetësimin gjinor kur përballen në gjykatë, aktivistë të cilët duan të ndërtojnë një lëvizje kundër femicidit dhe për qytetarë të cilët ta shohim femicidin si kërcënim për të gjithë shoqërinë, jo vetëm për gratë”.

Për femicidin, aktivistet kanë nisur të flasin edhe në universitete dhe hapësira publike, duke prezantuar dokumentarë, ku analizohet çështja e vrasjes së vajzave dhe grave që në vitet 2000.

 

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Spanjë/ Mbollën kanabis në shtëpi, arrestohen dy shqiptarë
lexo artikullin