logo
“Vrasje e mbetur në tentativë”/ Arrestohet 40-vjeçari që plagosi të riun në Paskuqan (EMRI)

“Vrasje e mbetur në tentativë”/ Arrestohet 40-vjeçari që plagosi të riun në Paskuqan (EMRI)

29 Shkurt, 2024
9:54

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim. Një prej personave që është vënë në pranga është shtetasi Dashamir Hoxha, 40 vjeç, banues në kryeqytet.

Ndaj tij, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë. Më 3 Qershor të vitit të kaluar, ai tentoi të vrasë me thikë një 24-vjeçar, duke e plagosur me thikë dhe më pas u largua në drejtim të paditur.

Gjithashtu, autoritetet policore të kryeqytetit kanë vënë në pranga dhe shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Adele anulon disa shfaqje në Las Vegas për shkak të disa problemeve shëndetësore
lexo artikullin