logo
Vrasja e Liridonës, çfarë vendosi Gjykata për Murselin dhe 2 autorët?

Vrasja e Liridonës, çfarë vendosi Gjykata për Murselin dhe 2 autorët?

27 Shkurt, 2024
20:24

Gjykata e Prishtinës ka vendosur ditën e sotme të lërë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshortin e saj Naim Murseli, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Mirlinda Gashi, zëdhënëses e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se kjo gjykatë u ka vazhduar masën e paraburgimit Murselit, Plavës dhe Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, që ndodhi më 29 nëntor 2023”.

Si ndodhi ngjarja?

Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën. Arsyeja mbetet ende mister. Varianti i parë është ai i parave të sigurimit të jetës që mund të përfitonte Murseli në rast se të shoqes i ndodhte një fatkeqësi, ndërsa i dyti, fakti që Liridona mund të kishte dijeni për një sekret të errët të të shoqit.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Vrasja e Metës/ Gjyshi i fëmijëve: Të rrinë në burg nëse e meritojnë
lexo artikullin